Një grup special i USA dërgohet në pyllin e Bolivisë në një mision shkatërrimi. Skuadra e përbërë nga Klei, Jensen, Roki, Puç dhe Kugar do të tradhëtohet nga një armik i fuqishëm i njohur si Maks. Të menduar si të vdekuar, grupi do të ketë kohë të bëjë planin e hakmarrjes. Së bashku me ato do të bashkohet Aisha, një vajzë sa e bukur aq edhe misterioze. Të gjithë do të bashkohen me qëllimin e vetëm, të vrasin Maks-in i cili po përpiqet të hapë një luftë botërore.